Federata e Boksit e Maqedonisë ka shpallur Ardijan Azemin boksier më të mirë të vitit 2020, ndërsa trajneri i tij Naser Haruni është shpallur trajneri më i mirë i vitit, informon Shtegu.com.
Çmimet u dorëzuan sot në Asamblenë vjetore të BFM në Shkup nga presidenti i Federatës së Boksit, Primislav Dimovski.
Të përkujtojmë se ditë më parë, Ardijan Azemi në kategorinë -91 kg e fitoi medaljen e arit në turneun ndërkombëtar “Doreza e Artë”.
Në finale, boksieri i KB Shkupi, mundi serbin Ognjen Tatarski, duke fituar kështu vendin e parë. Ndryshe, në gjysmëfinale, boksieri shqiptar nga Shkupi mundi boksierin serb Relja Stojkoviq, ndërsa në çerekfinale boshnjakun Deilan Zemaniq.