images
Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas maqedonas, i dyshuar si organizator i trukimit të ndeshjeve në futbollin italian. Pas tre vitesh arratisje, Hristijan I. është arrestuar gjatë të hënës në aeroportin e Lombardisë “Orio al Serio”. Sipas të dhënave të hetuesve, ai akuzohet se ka trukuar disa ndeshje në Serinë A dhe B të futbollit italian. Qysh gjatë kësaj jave ai do të merret në pyetje nga prokurori i qytetit të Kremonës, Roberto Di Marino, i cili tashmë vite të tëra është duke hetuar lidhur me skandalet e manipulimit të lojrave. Shtetasi maqedonas ka pasur kontakte me disa lojtarë profesionistë, duke i bindur që t`i manipulojnë ndeshjet. Atij i kërcënohet një dënim deri në tre vite burg, njoftojnë mediet italiane.