Ujku është kthyer, duke shqetësuar kafshët që kullotin. Bariu i fundit i rrethinës së Hessenit në Gjermani, tani të gjitha shpresat i ka mbështetur te qentë e tij të Sharrit

“Secilën nga delet e mia unë i njoh nga fytyra”, thotë Ralf Meisezahl. Dhe ka mjaft: Meisezahl është bariu i fundit i përhershëm në Hessen. Kur në pranverë të mbarojë sezoni i qengjit, ai do të zhvendoset në livadhet rreth qytetit Hungen (Giessen) me rreth 1 300 kafshë. Ai e bën këtë veprim për gati 30 vjet. Por kohët e fundit një gjë ka ndryshuar: Një rrezik i ri potencial.
Ujku po kthehet në Hessen dhe tashmë ka arritur në disa vende. Për shembull në Vogelsberg afër, ku një ujk ka mbytur kafshë që kullotnin për gati dy vjet dhe është parë në afërsi.

Meisezahl është i bindur: Është vetëm çështje kohe se kur mund ta godasë edhe tufën e tij. Dhe për këtë, ai dëshiron të jetë i përgatitur, shkruan “Hessensachau”, transmeton Shtegu.com. Ai tashmë ka vendosur një gardh elektrik, por nuk beson se në rast urgjence “ai gardh i vogël” do të jetë i mjaftueshëm.

Prandaj bari po shpreson për armët e tij të reja sekrete: Susi dhe Stromer janë dy qenë roje të leshtë nga Maqedonia e Veriut të racës së Sharrit. Meisezahl i bleu ata nga një koleg në Saksoni për një çmim miqësie prej 400 eurosh për qen.

Qentë ndjehen pjesë e tufës

Në malet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, qentë janë përdorur për mbrojtjen e tufave me shekuj. “Ata kanë lindur në kopenë e deleve dhe më pas punojnë plotësisht të pavarur”, shpjegon Meisezahl: “Ata ndjehen pjesë e kopesë dhe i mbrojnë delet kundër gjithçkaje që vjen”.

Me një lartësi deri në 60 centimetra dhe një peshë prej 45 kilogramësh, një qen i Sharrit i rritur është i fuqishëm, por jo qeni më i madh që ekziston. Megjithatë, videot në YouTube tregojnë se si qentë roje kundërshtojnë me guxim ujqërit dhe madje ndërmarrin duele direkte. Për Meisezahl, një avantazh i madh i qenve është se ata nuk janë në listën e qenve luftarakë në Hessen, kështu që mbahen shumë lehtë.

Akoma nuk ka harmoni në tufë

Për bariun është një eksperiment për të përdorur qen të tillë roje në peizazhin kulturor gjerman, të populluar dendur. Nëse do të ketë sukses varet, ndër të tjera, nga sjellja e këmbësorëve, shpjegon ai. Meisezahl tashmë ka vendosur shenja për qentë rreth livadhit të tij të përhershëm dhe u bën thirrje njerëzve që të mos ecin vetëm deri te delet kur ai nuk është përreth.

Qentë një vjeç e gjysmë janë ende në stërvitje dhe delet ende duhet të mësohen me praninë e tyre. Për momentin ato janë ende dukshëm të shqetësuara, thotë Meisezahl, informon Shtegu.com. “Dhe kur ato i marrin qengjat e tyre, delet bëhen shumë të shqetësuara dhe fillojnë të mbrojnë qengjat e tyre nga qentë”.

Është një proces i gjatë dhe i vështirë për të rivendosur harmoninë në tufë. “Delet dhe qentë duhet të bëhen një ekip kur të dalin për të kullotur në pranverë”. Bariu nuk është plotësisht i sigurt se çfarë do të ndodhë kur të hapë dyert e hambarit.

Përndryshe, deltari ilir ose qeni i Sharrit është qen autokton në trojet shqiptare. Ky qen njihet prej shumë kohësh dhe përmendet në historinë e Ilirisë ku njihet me emrin qeni dardan.

Shikojeni edhe këtë video:

https://www.hr-fernsehen.de/sendungen-a-z/maintower/sendungen/spezialhund-vs-wolf-hungener-stadtschaefer-will-seine-schafe-beschuetzen-,video-142266.html