Pasditen e së dielës (24 Janar, 15.45h) policia gjermane dhe ekipet e shpëtimit u informuan për një mosmarrëveshje midis dy personave në një strehim komunal në rrugën “Bundesstrasse” në Versmold, në të cilën një person u ther me thikë.

Sipas njohurive të tanishme, në ndërtesë ka pasur një përleshje midis një banori 25 dhe 21 vjeçar. Si rezultat, 21-vjeçari me origjinë shqiptare u plagos lehtë nga një thikë, informon Shtegu.com. Shërbimi i shpëtimit i vendosur mori ndihmën e parë dhe e shqiptarin e transportoi për trajtim ambulator në një klinikë në Osnabrück.

Oficerët e policisë arrestuan përkohësisht të dyshuarin 25-vjeçar me origjinë nga Eritrea. Procedimi penal ishte nisur kundër eritreasit për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme trupore. Të hënën (25 janar), zyra e prokurorit publik në Bielefeld nuk paraqiti një kërkesë për një urdhër paraburgimi. Në konsultim me autoritetin përgjegjës, ndaj autorit është zbatuar pranimi në një klinikë psikiatrike.