025278287

Edhe tek Interi Xherdan Shaqirit nuk po i jepet rasti që të dëshmojë se është një futbollist i rangut botëror, pasi tashmë disa lojë ai po e nxehë karrigen rezervë. Por, prapëseprapë, trajneri Mançini ka deklaruar se për te ai është shumë i rëndësishëm.
Ish trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld e kishte vlerësuar si “gabim i Bayernit” shitjen e Shaqës. Është e pamohueshme se ylli i kombëtares zvicerane është duke përjetuar një krizë të vogël. Për herë të katërt radhazi, gjatë ndeshjeve të fundit, ai ka qenë në rezervë. Çfarë po ndodhë me Xherdanin? Trajneri i Interit, Mançini deklaroi: “Nuk ka thashetheme për Shaqrin. Në Itali njerëzit kanë tendencë që shumë shpejt t`i vlerësojnë gjërat. Ai është një lojtari rëndëshishëm për të ardhmen. Për momentin, Hernanes është në formë më të mirë”. Ai ka besim të plotë tek Shaqiri dhe një lënie anash e tij është normale. Më tej Mançini vazhdon: “Askush nuk vie te një ekip i ri dhe i fiton të gjitha ndeshjet”. Problemi i Shaqirit qëndron në faktin se konkurrenti i tij, Hernanes shënoi gol ndaj AS Romës dhe ishte top blerja e Interit në fillim të vitit të kaluar. Braziliani ishte blerë për 22 milionë euro nga Lacio e Romës. Për dallim nga ai, Shaqiri në derbin me Milanin luajti vetëm 12 minuta, një javë më parë vetëm 14, ndërsa ndaj Udineses nuk u aktivizua fare.