Kohë më parë, Ministria e Ekonomisë e MV kishe shpallur konkurs për projekte, gjegjësisht grant në vlerë prej 40 mijë eurosh. Kompania “Anet Network Solutions” ka kërkuar nga Ministria e Ekonomkisë 25 për qind të vlerës së projektit. Mirëpo, ministria në fjalë nuk i ka dhënë shumë rëndësi kërkesës së kompanisë, duke ia ofruar vetëm 549 euro të mjera. Me këtë rast ka reaguar afaristi i kësaj kompanie dhe njëherit drejtor i Agjencisë së lajmeve “Zhurnal.mk”, Bexhet Musliu. Në vijim mund ta ndiqni reagimin e tij të plotë:

“Shumë afaristë të suksesshëm që këtë kohë veprojnë në Maqedoninë e Veriut, më herët kanë qenë edhe veprimtarë në diasporë. I tillë është rasti edhe i Bexhet Musliut i cili që nga viti 2002 la Zvicrën për të investuar dhe vepruar në Maqedoninë e Veriut në sferën e IT. Ai u kthye me bindjen se menjëherë pas luftës së vitit 2001 dhe nga marrëveshja e arritur (Marrëveshja e Ohrit) si një marrëveshje për paqe dhe drejtësi për shqiptarët, sot koha po e dëshmon krejtësisht të kundërtën, që pikërisht subjekti që u thirr në vlerat e luftës BDI me mbi 18 vite pushtet, por dëshpëron kompanitë, afaristët shqiptarë duke i detyruar përsëri të braktisin vendin nga manipulimet e shumta që i bën partia shqiptare në pushtet ndaj kompanive në fjalë, e sidomos ndaj kompanisë së Bexhet Musliut, afarist i sukesshëm në vend dhe rajon.

Kompania “Anet Network Solutions” nuk është një kompani që është themeluar dje, por ajo me dekada vepron në territorin e Ballkanit me oferta të shërbimeve në sferën e IT-së, ku ka realizuar projekte madhore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në Shqipëri gjatë periudhës kur President ishte Bamir Topi e deri më sot, si dhe në pallatin e Qeverisë së Kosovës me ish ministren e Administratës Publike, zonja Edita Tahiri e deri më sot.

Kompania “Anet Network Solutions” në historinë e saj ka zbatuar me mijëra projekte madhore, dhe përskaj krizës së madhe e shkaktuar nga Covid-19 kjo kompani nuk largoi asnjë punëtorë nga puna.

Ajo që sot ka shqetësuar pronarin e kësaj kompanie Bexhet Musliun është se në një aplikim të kompanisë “Anet Network Solution” në Ministrinë e Ekonomisë e cila kishe shpallur konkurs për projekte gjegjësisht grant në vlerë prej 40 mijë euro, ndërsa kjo kompani ka kërkuar nga Ministria e Ekonomkisë 25% të vlerës së projekti, por sot pronari i kompanisë është njoftuar se kërkesa e aplikimit është aprovuar, por vlera e saj ishte qesharake dhe tronditëse, vetëm 549 euro.

“Gati çdo ditë na del ministri se si kjo ministri kujdeset për kompanitë shqiptare në zhvillimin ekonomik, dhe duke u bë apel për aplikime të grandeve nga qeveria, në fund pikërisht kjo ministri për të bë marketing politik për dhe mbush numrin, gjoja “u kemi ndihmuar kompanive shqiptare” është m’porshtësim për një strategji e këtillë nga kjo MINISTRI, kushdoqoftë që ka gishta në këto manipulime! Pra merreni me mend aplikon për një grand (ideja e projektit 40 mijë euro-dokumenti në vijim) për 10 mijë eurove grand, dhe atë në konkursin e shpallur nga vet kjo ministri. Sot të vjen njoftimi nga ministria e Ekonomisë se kërkesa është aprovuar, por mjete të ndara vetëm 549 euro! Tash vlerësojeni JU miq të dashur se ç’ne këta ministra tanë shqiptarë që na dalin çdo ditë në pres konferenca dhe na shesin pallavra për ndihma nga qeverisë ndaj kompanive vendore, e posaçërisht ato shqiptare! TURP, TURP… O MINISTËR, PO TË KISHA QENË FEMËR / A DO E KISHE SHTUAR EDHE NJË “ZERO” NË KTË VLERË 549 EURO!!! P.S: një porosi politikanëve shqiptarë në qeveri. ME TRUSNI NUK DO MUND T’NA HESHTNI, JEMI DHE DO MBETEMI ZËRI I POPULLIT DERI NË FUND!”, ka shkruar afaristi Musliu.

Kujtojmë se Bexhet Musliu menaxhon edhe Agjencinë e Lajmeve Zhurnal e cila tanimë është 12 vite në tregun mediatik.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjithmon ka qenë zëri i të së vërtetës duke shpalosur skandalet e shumta nga politikbërësit në vend, dhe kjo më qartazi po dëmton bizneset e tij dhe pikrëish kjo qeveri apo partia BDI me apo pe dije e kreut të kësaj partie, po bënë trusni për zhdukjen e kompanive që menaxhon drejtori Bexhet Musliu.

Për fund Bexhet Musliu i bën thirrje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që të merr masa ndaj personave që ka vendosur për ministra, e sidomos ndaj Kreshnik Bekteshit i cili gjatë kohës së pandemisë mijëra herë ka theksuar se Ministria e Ekonomisë do ti mbështetë kompanitë vendore, e sidomos ato shqiptare për të kaluar më lehtë krizën e pandemisë. Por veprimet e fundit të tijë ndaj kompanive shqiptare dëshmojnë krejtësisht të kundërtën nga ajo që ka folur në opinion, dhe se kompanitë shqiptare dita ditës po futen dhe në krizë më të madhe të papërballueshme për të tejkaluar krizën që ka kapluar vendin”.