Më 29 nëntor 2020, votuesit e qytetit të Bernës zgjedhin 80 anëtarë të këshillit të qytetit, pesë anëtarë të këshillit bashkiak dhe presidentin e qytetit. Mandati është nga fillimi i vitit 2021 deri në fund të vitit 2024.

Në këto zgjedhje do të rikandidohen edhe dy personalitete politike shumë të njohura të qytetit, Franziska Teuscher dhe Alec von Grafenried, të cilët gjatë viteve të kaluara u përkujdesën që kryeqyteti zviceran të marr një formë shembullore të bashkëjetesës së më tepër se 160 kombeve të ndryshëm.

Teuscher është drejtoe e arsimit, çështjeve sociale dhe sportit që nga viti 2013, informon Shtegu.com. Në faqen zyrtare të qytetit të Bernës do të gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me personalitetin e Teuscher dhe punën e saj si këshilltare.

Synimet e saj janë mbrojtja e qëndrueshme e klimës, drejtësia sociale dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, që do të jenë parimi udhëzues i politikës së saj për katër vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Alec von Grafenried është kryetar i Qytetit të Bernës që nga viti 2017. Ai ka zbatuar dhe realizuar shumë gjera për këto tre vite, ndërsa po aq plane ka edhe për të ardhmen. Prandaj ai do të kandidojë për rizgjedhje si kryetar i qytetit më 29 nëntor 2020.

POLITIKANJA FRANZISKA TEUSCHER UA URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Franziska Teuscher në garë për presidente të kryeqytetit