Pas një përplasje të madhe të një veture në restorantin e tij, Nazif Asani e shpëton funksionimin e picerisë me një zgjidhje të improvizuar

Një ditë pasi një praktikante u përplas në restorantin e tij, Nazif Asani tashmë ka rihapur picerinë e tij në Biel. Ai është dashur ta rregullojë me një zgjidhje të përkohshme.

Nazif Asani dhe ekipi i tij nga pizzeria “Seeland” te stacioni trenit në Biel të Zvicrës, të martën kishin shumë fat. Kur rreth orës 10.00, një veturë u fut në mes të restorantit, as mysafirët e rregullt dhe as personeli nuk u lënduan. “Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, thotë Nazifi një ditë pas rrëzimit të tmerrit.

Ai tashmë është kthyer në picerinë e tij, të cilën me babain e tij e drejton për 19 vjet me radhë, informon Shtegu.com. “Ne jemi hapur”, thotë Nazifi. Derisa të rregullohet gjithçka do të duhen edhe katër javë të tjera. Por, në ndërkohë Nazifi ka improvizuar lokalin me një zgjidhje të përkohshme prej druri.

Sipas vlerësimeve të tij, dëmtimi ka të ngjarë të arrijë në 15 000 deri në 20 000 franga. Nga aksidenti gjithashtu u dëmtuan edhe fasada, si dhe karriget dhe tavolinat.

Por ai është më shumë është i shqetësuar për dy personat e plagosur rëndë, sesa për materialin: Dy kalimtarët që u goditën nga vozitësja në trotuar para se ajo të hynte në restorant. «Shpresoj se janë mirë»m^, ka përfunduar Nazif Asani.