BAG-u zviceran, të mërkurën ka azhurnuar listën e vendeve me rrezik. Belgjika dhe Franca nuk konsiderohen më vende me rrezik, por tani në listë janë Luksemburgu dhe Mali i Zi.

Lista e vendeve me rrezik nga BAG-u u azhurnua të mërkurën. Belgjika, Armenia dhe Franca nuk konsiderohen më si zona me rrezik. Vetëm territori francez tejdetar Polinezia aktualisht është akoma në listë. Sipas BAG, udhëtimet në Paris dhe Co. tani janë të mundshme përsëri pa detyrimin për karantinë, informon Shtegu.com.

Tre javë më parë, lista e vendeve me rrezik ishte dukshëm më e gjatë. Megjithatë, meqenëse Zvicra kishte tejkaluar shumë vende për sa i përket numrit të infeksioneve, BAG vendosi të shpallë vendet si zona me rrezik të cilat në dy javët e fundit kishin më shumë se 60 infeksione për njëqind mijë banorë, më shumë se Zvicra. Zvicra aktualisht ka 1,069 infeksione për njëqind mijë banorë.

Në Austri, rajonet e Austrisë së Epërme dhe Salzburgut konsiderohen zona me rrezik. Përndryshe, vetëm Andorra, Luksemburgu, Mali i Zi dhe Republika Çeke mund të gjenden në listën e BAG.