Një film dokumentar është shfaqur nga Televizioni shtetëror zviceran SRF, në të cilin paraqiten një grup punëtorësh nga Kosova dhe viset e tjera të ish Jugosllavisë, e që shënonte fillimin e një periudhe të angazhimit të fuqisë punëtore në Zvicër, transmeton Shtegu.com. Ishte kjo një periudhë përplot emocione, pasi kushtet për jetesë në vendlindje ishin minimale, prandaj bashkatdhetarët tanë ishin të detyruar të ndaheshin nga familjet e tyre e të shkonin në Zvicër për të siguruar kafshatën e gojës duke punuar si stinorë.
Në video mund të shihen edhe punëtorë nga viset tjera, ndërsa në një rast fitohet përshtypja se shumica e tyre janë serbë, pas shqiptimit të emrave të tyre nga autoritetet zvicerane.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=375222110356616