Gjatë natës nga e diela në të hënë, shërbimi i tërmeteve ETH Zurich regjistroi një tërmet në Arolla. Dridhja është njderë, por nuk loogariten dëme materiale

Mesnatën e së hënës, një tërmet me fuqi prej 3.4 ballësh ka tronditur rajonin Arolla në Kantonin Valis, rreth orës 00.50. Sipas Shërbimit sizmologjik zviceran në ETH Cyrih, tërmeti është ndjerë në rajon. Në përgjithësi, nuk priten dëmtime nga tërmetet e kësaj madhësie. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 7 kilometra në jug të Arollës. Që nga fillimi i këtij viti, në Zvicër janë regjistruar mbi 1000 dridhje.

Kantoni Valis është kantoni që goditet më shpesh nga tërmetet, informon Shtegu.com. Në çdo 100 vjet, në Valis shkaktohet ndonjë tërmet me madhësi prej 6 deri në 6.5 ballë. Tërmeti i fundit i madh ndodhi në vitin 1946, disa kilometra në veri të Sierre.

Në fund të tetorit 2020, tërmetet u ndijenë gjithashtu në Kantonin Glarus. Shërbimi i tërmeteve regjistroi tërmetin më të fortë në Elm. Atje fuqia ishte 4.3 ballë. Më pas u shkkatuan edhe më shumë se 100 tronditje të pasme, me dridhjen më të fortë që arriti një fuqi prej 3.6 ballë.