Një francez 93-vjeçar po lufton me administratën, e cila e ka deklaruar të vdekur. Ai ishte ngatërruar menjë emnak , i cili disa vjet më parë kishte vdekur

Kur Raymond Schmitti 93-vjeçar, qershorin e kaluar u plaçkit, ai u përpoq t`i rinovojë dokumentet e tij. “Prefektura u përgjigj se nuk mund të kisha një letërnjoftim të re sepse isha i vdekur, kjo është një tronditje për mua”, ka deklaruar banori i Fleury (në Francën Lindore) për “France Bleu”. Ishte djali i tij që e hapi postën dhe ai menjëherë i thirri prindërit e tij, “Isha i shqetësuar”, ka thënë ai. Por babai i tij menjëherë u përgjigj me humor, “Dëgjo, do ta gjejmë një zgjidhje menjëherë”, informon Shtegu.com.

Kjo situatë e tmerrshme buron nga një gabim i administratës që ngatërroi Raymond me një homonim, “të njëjtin emër, të njëjtin mbiemër, të njëjtën datë të lindjes”. Vetëm emri i tyre i dytë ndryshon: Jean për të gjallin, Joseph për të vdekurin. Që atëherë, Raymond Schmitt ka luftuar për t`i bindur autoritetet se ai është akoma gjallë dhe mirë, me një certifikatë të lindjes të lëshuar nga bashkia e Fleury. “Sidoqoftë, Zoti i mirë nuk më dëshiron akoma, as djalli”, buzëqesh plaku.