Akti i terrorizmit në Vjenë ka një lidhje me Zvicrën. Të martën, një njësi speciale e policisë zvicerane arrestoi dy kolegë të sulmuesit të SHI. “20 Minuten” ka biseduar me një mik të 18-vjeçarit të arrestuar Fatlum P. Ai së fundmi u distancua nga miqësia me të. Fatlum P. është radikalizuar shumë, siç tregon miku në një intervistë “20 Minuten”.

Miku i 18-vjeçarit Fatlum P. e ka mësuar menjëherë lajmin për arrestimin e tij. Që nga fëmijëria, ata kanë qenë të miqësuar, informon Shtegu.com. Se ai e ka njohur atentatorin e Vjenës, e ka tronditur atë. Vetëm para pak ditëve ata ishin takuar në banesën e tij në lagjen “Gutschik” në ëinterthur. Pasiqë ka frikë për represalje, ai është pronocuar në mënyrë anonime.

Ai rrëfen se si arrestimi ka qenë spektakolar, mikun e tij njësia speciale e ka rrëzuar përtokë dhe më pas e kanë marr të rrethuar nga të gjitha anët.

Në të njëjtën kohë, policia arreston edhe një të dyshuar të dytë. Sipas “Tages-Anzeiger”, 24-vjeçari është një ish punonjës i postës dhe për autoritetet, për vite të tëra ai ishte i njohur si salafist radikal. Video