Një kthesë e re e rrjedhës është paralajëmruar të martën nga Këshilli shtetëror i Friburgut në Zvicër, përballë përshpejtimit të pandemisë Covid-19. Shumica e institucioneve publike do të mbyllen nga e mërkura në mbrëmje, deri më 30 nëntor.

Këshilli shtetëror i Friburgut vendos të aplikojë një kthesë tjetër përballë valës së dytë të Covid-19. Nga e mërkura në orën 23:00, dhe deri më 30 nëntor, ai do të mbyll restorante, bare, teatro, kinema, muze, qendra rekreative, palestra dhe pishina, informon Shtegu.com.

Për të shënuar rëndësinë e situatës, të martën qeveria mbajti një konferencë të re për shtyp në Granges-Paccot (FR), për të njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme të situatës. Masat e miratuara paraqiten si “thelbësore për t’u përpjekur të ngadalësohet përparimi i pandemisë”.

Pas Jurës, Gjenevës dhe Neuchâtelit, Friburgu është kantoni i katërt që mbyll institucionet publike dhe infrastrukturat e tjera. Valisi e trasoi rrugën dy javë më parë me kufizime kohore për restorantet, në të njëjtën kohë me mbylljen e vendeve kulturore në veçanti.