Sulmuesi me thikë që të enjten vrau tre persona në bazilikën Notre-Dame në Nicë, është një tunizien 21-vjeçar. Ai arriti në Europë nga ishullin Italian i Lampedusës në fund të shtatorit dhe që nga fillimi i tetorit ka qëndruar në Francë, informon Shtegu.com.

Sipas një “burimi lokal që po heton rastin”, i riu arriti në fund të shtatorit në Lampedusa ku ishte karantinuar nga autoritetet italiane, përpara se t’i nënshtrohej një detyrimi për të lënë territorin italian dhe të lihej i lirë. Në Francë, ai ka qëndruar që nga fillimi i tetorit.