Përderisa po pastronin tubat në kryeqytetin meksikan, punëtorët u përballën me një brejtës të madh. Videoja është bërë virale.

Pas kalimit të stuhive, është zakon që punëtorët të sigurojnë pastrimin e kanalizimeve sa më shpejt që të jetë e mundur, informon Shtegu.com. Por ajo që pastruesit zbuluan në Mexico City në mes të shtatorit, në shikim të parë, i trembi mjaft!

Pasi pastruan 22 tonë plehra nga tunelet e ujërave të zeza të qytetit, ata u ndeshën ballë për ballë me një mi të madh, i cili doli të ishte një zbukurim për fetën Halloween. Ende nuk dihet se sa kohë ka kaluar në kanalizime, por brejtësi ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe në rrjetet sociale.