Tekniku portugez nga Tottenhami José Mourinjo, e miratoi një kërkesë nga një gazetar maqedonas, i cili donte të bënte një foto me të për ta nderuar babanë e tij të ndjerë.

Lideri i kampionatit maqedonas, KF Shkëndija nuk do ta ketë shumë lehtë të enjten në mbrëmje (20:00) kundër ekipit të Tottenhamit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Europës.

Por të mërkurën, konferenca tradicionale për shtyp para ndeshjes solli një skenë mjaft prekëse midis José Mourinjo dhe gazetarit vendas, Igor Aleksandroviq, shkruan “20 Minutes”, transmeton Shtegu.com.

Për të nderuar kujtimin e babait të tij të ndjerë, reporteri e pyeti “Special One” nëse ishte e mundur të bënte një fotografi me të për ta kornizuar dhe për ta vendosur në varrin e babait të tij.

José Mourinjo, i cili ishte adhuruar nga babai i gazetarit, iu përgjigj në mënyrë të favorshme kërkesës së Igor Aleksandroviqit. Fotoja u postua të enjten në llogarinë e Spursave në Tëitter. Gjest mjaft emocional.

Video: Telegrafi