Të martën përpara Gjykatës në Vjenë janë paraqitur një burrë dhe bashkëshortja e tij. Të dy dyshoheshin se kanë shpërndarë sasi të mëdha të lëndëve narkotike brenda disa muajsh. Vendimi gjyqësor: Dënime me burg!

Disa letërnjoftime të falsifikuara, mbi 250 kg drogë: një çift vjenez qëndroi të martën para Gjykatës rajonale të Vjenës. Së bashku ata dyshoheshin se u kanë shitur blerësve të ndryshëm 250 kilogramë kanabis dhe disa kilogramë ekstazë. Për shkak të shkeljeve serioze të Ligjit të substancave narkotike dhe shoqërimit të dyshuar kriminal, të dy përballeshin me burgim deri në 15 vjet.

Banesa dhe e lejeqëndrim me letërnjoftim të rremë

Algjeriani 35-vjeçar dhe bashkëshortja e tij polake 37-vjeçare morën me qira apartamentin e tyre si një pikë e menaxhimit të drogës, informon Shtegu.com. Ata thuhet se kanë ruajtur dhe shitur sasi të mëdha të drogës narkotike serbe. Algjeriani përdori një kartë identiteti belge të falsifikuar, duke e fshehur lejeqëndrimin e tij austriak. Ai falsfikoi edhe dokumente të tjera për para. Megjithatë, në vjeshtë u zbuluan aktivitetet e çiftit të martuar.

Avokatët e mbrojtjes arritën ta zbusin dënimin

Çiftin e akuzuar e përfaqësuan avokatët Alexander Philipp dhe Mirsad Musliu. Në gjykatë u bë e qartë se janë tregtuar vetëm rreth 100 kilogramë kanabis – kështu që të dyve iu dha dënim i butë me burg: dy vjet e nëntë muaj burg për burrin dhe tetë muaj për gruan. Të dy vendimet ende nuk janë të plotfuqishme.