Ditën e sotme u shpalosën informatat që tregojnë se rritja e çmimit të premive mujore për vitin 2021 do të jenë tejet simbolike në krahasim me vitin 2020 (një rritje mesatare prej 0.6%). Kuptohet se hasim dallime nga kantoni në kanton, ku rritjet janë diku më tepër e diku më pak, bile në ca kantone hasim edhe ulje të premive (qoftë kjo një dukuri e rrallë!).
Ky sqarim vlen pra për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, për të cilin po e shfrytëzojm rastin t’i rikujtojmë disa nga rregullat që konsiderohen si më të rëndësishme.
Dihet se sigurimi i obligueshëm është i parashikuar me ligj federal. Pikërisht përmes këtij ligji janë të përcaktuara edhe të gjitha shërbimet mjekësore që e kanë për obligim t’i ofrojnë të gjitha sigurimet shëndetësore zvicerane.
Kjo nënkupton pra se të gjitha shoqëritë e sigurimeve, pa asnjëfarë dallimi, duke u bazuar në normat e ligjit federal mbi sigurimin shëndetësor, janë të detyruara që t’i mbulojnë të gjitha shërbimet mjekësore të cilat figurojnë në një katalogë apo listë zyrtare të përpiluar konformë ligjit përkatës.
Po e njëjta gjë e ka edhe kuptimin se, në këndvështrimin e mbulimit të shërbimeve mjekësore, do të ishte gabim nëse thuhet apo mendohet se « ky apo ai sigurim është më i mirë sesa tjetri » !
Me gjithë këtë fakt të pakontestueshëm, dallimet tarifore janë shpesh të mëdha dhe jo gjithmon të kuptueshme. Në mënyrë të paevitueshme, kjo shkakton si pasojë që të bëhen pagesa apo shpenzime më të larta, jo domosdoshmërish të nevojshme.
Duhet shtuar edhe atë se çdo gjë varet pastaj edhe nga forma e zgjedhur e sigurimit të detyrueshëm, kur dihet se ofrohen disa varianta të mundshme dhe që mund t’i përshtaten çdokujt.
Nganjëherë, paguhet ndoshta edhe për një formë sigurimi shëndetësor që nuk arsyetohet për të gjitha kategoritë e personave apo situatave. E ndërkohë, s’ekziston një mbulesë e mjaftueshme për rastet që kanë realisht nevojë.
Studime të shumta tregojnë se një përqindje e theksuar e popullatës, sidomos kategoria më pak e informuar, posedon forma të sigurimit shëndetësor që nuk janë të përshtatura për situatat e tyre. Kjo shpeshherë çonë pra edhe në shpenzime të panevojshme.
Përhapja e fenomenit të dredhirave apo mungesës së profesionalizmit tek disa “shitës të sigurimeve”, me siguri se shkakton disa pasoja negative shtesë.
E rikujtojm edhe rregullën se sigurimi shëndetësor mund të ndërrohet sidomos në rastet e rritjes së premive mujore. Gjë që ka ndodhur edhe në ditën e sotme. Kuptohet se disa afate duhet respektuar për këtë.