Një përdorues i autobusit në Mançester të Britanisë së Madhe, u shfaq me gjarpërin përreth gojës dhe rreth qafës. Autoritetet britanike rikujtojnë se kjo “maskë” nuk rekomandohet

Një gjarpër nuk mund të përdoret si një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit të ri, rikujtojnë autoritetet e transportit të Mançesterit (në veri të Anglisë), pas publikimit të fotove që tregojnë një përdorues autobusi me një zvarranik të mbështjellë rreth qafës dhe gojës.

Të hënën, ky udhëtar duket se ka përdorur një gjarpër të madh si një mënyrë për të mbuluar fytyrën e tij, sipas fotove të botuara nga Manchester Evening Neës, informon Shtegu.com. Imazhet gjithashtu tregojnë zvarranikun duke eksploruar rrethinat e tij dhe duke u rrotulluar rreth një hekuri në autobus.

Një dëshmitar i cituar nga kjo gazetë e konsideroi pamjen e këtij përdoruesi dhe kafshës së tij atipike “mjaft argëtuese”: “Ai e mbante të mbështjellë rreth fytyrës si një maskë kur hipi në autobus”. Për të luftuar kundër transmetimit të koronavirusit të ri, është e detyrueshme të mbuloni fytyrën tuaj në transportin publik në Angli.

“Udhëzimet e qeverisë bëjnë qartë me dije se nuk ka nevojë të veshësh një maskë kirurgjikale dhe se udhëtarët mund të bëjnë maskën e tyre ose të veshin diçka të përshtatshme, të tilla si një shall ose faculetë”, rikujton zëdhënësi i Transportit në Mançester. Për të shtuar: “Megjithëse kjo lë një diferencë të vogël interpretimi, nuk prefrohet përdorimi i një lëkure gjarpri”.