A i kanë majmunët të drejtat themelore? Për këtë çështje do të vendosë vota e popullit në Bazel. Këtë iniciativë primate të Bazelit, Gjykata Federale në Lozanë e shpalli si të vlefshme ligjërisht

Popullata e Basel-Stadt mund të votojë për nismën popullore kantonale “Të drejtat themelore për primatët”. Të mërkurën, gjatë një seance pubvlike në Lozanë këtë e deklaroi si të vlefshme Gjykata Federale.

Gjykata Federale refuzoi një ankesë nga gjashtë persona kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Bazelit më 15 janar 2019, me katër kundër një vote. Në krhasim me Qeverinë e Bazelit dhe Këshillin e Madh, kjo e fundit kishte vendosur që iniciativa është e lejueshme dhe se një kanton “në lidhje me organet e veta mund të zbatonte mirëqenie më të rreptë të kafshëve”.

Nisma popullore e institutit mendimor “Sentience Politics” kërkon që kushtetuta kantonale të plotësohet me një artikull për “të drejtën e primatëve jonjerëzorë për jetën dhe integritetin fizik dhe mendor”. Sepse ligjet e sotme për mirëqenien e kafshëve vështirë se marrin parasysh interesat e primatëve jonjerëzorë që të mos vuajnë dhe të mos vriten.

Ankuesit tani argumentuan se nisma shkelte Ligjin federal sepse mirëqenia e kafshëve ishte një çështje federale, informon Shtegu.com. Përveç kësaj, të nënshkruarit ishin mashtruar sepse nuk ishin vënë në dijeni të zbatueshmërisë së kufizuar të tekstit ligjor në organet kantonale dhe komunale. Nisma praktikisht nuk ka fushëveprim sepse as kantonet dhe as bashkitë nuk mbajnë primatë.

Një shumicë e gjykatësve federalë e panë ndryshe këtë çështje: Kantoneve u lejohet të shkojnë përtej mbrojtjes së garantuar nga Kushtetuta Federale. Iniciativa nuk kërkon që të drejtat themelore të njeriut të zbatohen për kafshët, por më tepër futjen e një të drejte të veçantë që zbatohet për primatët jonjerëzorë.

Teksti i iniciativës duhet të kuptohet në mënyrë të tillë që vetëm organet kantonale dhe komunale janë të detyruara drejtpërdrejt të mbrojnë primatët, por jo individët privatë. Iniciativës mund t’i jepet një kuptim që e bën iniciativën të duket e vlefshme.

Ankuesit duhet të paguajnë shpenzimet gjyqësore në shumën prej 1.000 frangave dhe t’u paguajnë të paditurve një kompensim prej 2.000 frangave.