Dyshohet se ai kishte vrarë një person 30 vjet më parë, por i dyshuari ka mundur të arrestohet vetëm tani. Policia gjermane e kapi kur ai po hynte nga Shqipëria në Gjermani.
Pothuajse 30 vjet pas krimit, policia federale gjermane arrestoi në aeroportin e Frankfurt am Main një person nën dyshimin e vrasjes, informon Shtegu.com. 59-vjeçari thuhet se vrau një person në Duisburg në vitin 1991 në mënyrë që me kartelën e tij bankare të tërhiqte 8,000 marka, siç njoftoi policia federale. Gjatë fundjavës, i dyshuari udhëtoi në Gjermani nga Tirana e Shqipërisë.