Në vitin 2021, komunat e Kantonit Vaud do t`i organizojnë zgjedhjet e tyre të përgjithshme. Personat me kombësi të huaj mund të votojnë, të zgjedhin dhe të zgjidhen.

Në këtë këndvështrim, Zyra Kantonale për Integrimin dhe Parandalimin e Racizmit (BCI) dhe Dhoma Konsultative Kantonale e Emigrantëve (CCCI) po bashkojnë forcat me Drejtorinë e Çështjeve Komunale dhe të Drejtave Politike, në mënyrë që popullata e Vaudit të informohet sa më mirë, e më pas të mund të përfshihen në politikat komunale.

Në këtë drejtim, do të kryhen disa veprime nga CCCI dhe BCI, para se të kenë qasje edhe persona me kombësi të huaj:

– CCCI ka prodhuar dy fletushka, e para e destinuar për institucionet e Vaudit, paraqet një panel jo-shterues të informacionit dhe mjeteve praktike për të informuar sa më mirë popullatën. E dyta ka për qëllim votuesit, për t’i inkurajuar ata që të përfshihen dhe të votojnë.

– BCI, përsërit përvojën e vitit 2016 dhe u siguron institucioneve të Vaudit fletushkën “Një votë, një zgjedhje” si dhe një prezantim të PoëerPoint që mund të modifikohet sipas nevojës. Ai gjithashtu ofron mundësinë e kontaktimit me degët rajonale dhe paraqitjen e një projekti në fushën e shtetësisë.

Fletushkat mund t`i gjeni duke shtypur numrat 1 dhe 2

12