Presidenti i parë i Asamblesë Kombëtare të së ashtuquajturës Republika Srpska, Momçillo Krajishnik, ndërroi jetë si rezultat i koronavirusit

Ky informacion u njoftua nga Qendra Klinike Universitare e së ashtuquajturës Republika Srpska.

Qendra Klinike Universitare e së ashtuquajturës Republika Srpska njoftoi se Krajihsnik ndërroi jetë në orën 6:00 në Klinikën e Mjekësisë së Kujdesit Intensiv për degë jokirurgjikale, si rezultat i infeksionit me koronavirus, informon Shtegu.com.

Krajishnik ishte presidenti i parë i Asamblesë Kombëtare të së ashtuquajturës Republika Srpska dhe anëtari i parë serb i presidencës së B e H nga Daytoni.

Krajishnik u dënua me 20 vjet burg nga Tribunali i Hagës më 17 Mars 2009, për krime të kryera gjatë luftës në B e H dhe pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij, ai u la i lirë në vitin 2013.

Koha dhe vendi i varrimit do të shpallet më vonë.