Në shtator të vitit 2017 ishte shkaktuar një grindje, midis një të punësuari dhe një mysafiri në një restorant në qytetin e Lucernit. Truproja e përdori gazin lotësjellës, ndërsa mysafiri thikën

Ndoshta ishte një keqkuptim, mbase krenaria e rremë solli në aktin e përgjakshëm para një klubi nate në qytetin e Lucernit. Në orët e para të mëngjesit, një i punësuar si truproje në një lokal pranë stacionit të trenit, kërkoi nga një grup prej pesë personash që ta përfundonin pijen.

Një person nga grupi, tani 33-vjeçar, i kërkoi nëpunësit që t’i jepte pesë minuta dhe ia shtriu dorën. Kur truproja refuzoi t`ia shtrëngojë dorën, sipas padisë së zyrës së prokurorit publik të Lucernit, u shkatua një zënkë.

Pas një shkëmbimi fjalësh në gjuhën shqipe, situata eskaloi. Truproja përdori gaz lotsjellës sepse dukej që mysafiri, një kosovar, po përpiqej të nxirrte diçka nga xhepi i djathtë.
Më pas mysafiri u largua nga restoranti. Më vonë, truproja i solli një gotë ujë. Pas një zënke tjetër, mysafiri e goditi truprojen me thikë në pjesën e poshtme të barkut, shkruan “Bote”, transmeton Shtegu.com.

Në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale më 26 gusht, avokati mbrojtës i të pandehurit aludoi në vetmbrojtje dhe kërkoi një dënim me kusht prej nëntë muajsh. «Ishte e panevojshme që truproja e ka ndjekur klientin tim jashtë. Ai kishte frikë nga një sulm tjetër dhe përdori thikën sepse ndjehej i shqetsuar. Ishte një sulm parandalues​​”.

Gjykata penale e shikoi nga një këndvështrim tjetër dhe e dënoi kosovarin e akuzuar me gjashtë vjet burgim për tentim vrasje të qëllimshme (të mundshme). Ai gjithashtu do të dëbohet nga Zvicra për një periudhë prej dhjetë vitesh. Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.