Tenet është një film spiun aksion fantastiko-shkencor nga regjisori britaniko-amerikan Christopher Nolan, i cili në kinematë gjermanofolëse filloi me shfaqje më 26 gusht 2020. Është filmi i njëmbëdhjetë i Nolanit.
Projektuesi nga Saraji i Shkupit, Emir Duraki me vendbanim në Zvicër, krijoi dizajnin e orës që qëndron pas filmit të Christopher Nolanit. Ora e dizjanuar nga Emiri është me porosi me karakteristika unike. Filmi është në qendër të vëmendjes të shikuesve anembarë botës.
“Sa për këtë orë, fillimisht kjo ka qenë e dizajnuar në vitin 2018, por kësaj radhe klienti ka kërkuar një model më ekstravagant, më agresiv e më të errët për filmin. E mora këtë orë edhe e dizajnova me vija më të theksuara dhe më të mprehta”, rrëfen Emiri enkas për Shtegu.com.
Përmbajtja e filmit: Një agjent i CIA-s (John David Washington) është i ekspozuar dhe i neutralizuar pasi është vendosur në një sulm terrorist në Operën e Kievit. Megjithatë, edhe nën tortura, ai nuk pranon të tradhtojë kolegët e tij dhe ia merr jetën vetvetes – ose së paku beson kështu. Në të vërtetë, ai kaloi një provë përfundimtare dhe kështu fitoi aksesin në një organizatë super sekrete që përpiqet të parandalojë Luftën e Tretë Botërore. Punonjësit vazhdimisht hasin në objekte nga e ardhmja që lëvizin prapa në kohë – e ashtuquajtura përmbysje, informon Shtegu.com. Me sa duket kjo është një deklaratë lufte nga e ardhmja, ndërmjetësi i së cilës është tregtari rus i armëve Andrei Sator (Kenneth Branagh). Së bashku me partnerin e tij të ri Neil (Robert Pattinson), protagonisti përpiqet të arrijë hyrjen në Sator dhe të parandalojë luftën e kohës. Një mundësi duket se është gruaja e Satorit Kat (Elizabeth Debicki).