Një mosmarrëveshje midis tre kosovarëve (17, 19 dhe 22 vjeç) dhe dy austriakëve (31 dhe 43) në Kufstein në Tirol, është përshkallëzuar plotësisht të premten pasdite! Shkaku i mosmarrëveshjes, i cili përfundimisht rezultoi me tre të lëmduar, ishte me sa duket një tpplpvo më një zonë të pagesës.
Zënka shkoi aq larg nga kontrolli, sa që personat në fjalë i aplikuan grushtat e tyre në vend të fjalëve, shkruajnë mediat austriake, transmeton Shtegu.com. “43-vjeçari austriak i dehur rëndë u shty përtokë dhe pësoi lëndim në pjesën e pasme të kokës. 31-vjeçari pësoi me hundë të thyer nga disa goditje në fytyrë”, njoftoi policia austriake të shtunën. 22-vjeçari kosovar u plagos lehtë në dorë dhe qafë. Dy bashkatdhetarët e tij kaluan pa lëndime, kanë deklaruar hetuesit policorë.
Tre të lënduarit u dërguan në spitalin e rrethit Kufstein me ambulancë, pas dhënies së ndihmës së parë. Të gjithë pjesëmarrësit do të denoncohen pas përfundimit të marrjes në pyetje.