Nga e premtja deri mbrëmjen e së dielës do të ketë ka reshje të mëdha të herëpashershme shiu, veçanërisht rrezik i përmbytjeve ekziston në Tiçino të Zvicrës. Qeveria federale zvicerane ka lëshuar një paralajmërim në faqen e saj të internetit
Vera po merr një përfundim të papritur. Siç shkruan Meteoneës në një njoftim për shtyp të enjten, nga e premtja deri të dielën në Zvicër mund të pritet shi pjesërisht i fortë dhe pjesërisht me bubullima, informon Shtegu.com. Shumica e reshjeve bien në Tiçino, ku pritet të ketë mbi 200 litra shi për një metër katror, deri të dielën në mbrëmje.
Shiu i dendur gjithashtu do të përhapet edhe më tej në veri nga Tiçino, kështu që në lindje të një linje nga rajoni Gotthard deri në Liqenin e Konstancës, duhet të priten më shumë se 100 litra reshje për metër katror, vazhdon Meteoneës. Sasitë më të mëdha të shiut mund të priten të shtunën.
Qeveria federale në këtë mënyrë ka lëshuar një paralajmërim në portalin e rreziqeve natyrore. Niveli i rrezikut katër (rreziku i lartë) nga pesë, vlen për rajonet Bivio-Avers, Brigels, Domleschg, Flims-Laax, Lugnez-Valsertal, Tavetschi verior, Rheinëald, Riein-Safiental, Savognin, Schams dhe Val Medel-Sumvitg. Në disa zona mund të ketë përmbytje ose rrëshqitje të dheut në terrene të pjerrëta.
Qeveria federale kërkon kujdes në ajër të hapur, veçanërisht afër hapësirave të ujit dhe në shpatet, por edhe në trafikun rrugor.