Viktima ishte shtrirë e përgjakur në afërsi të një shporte me plehra. Policia franceze ka marr në pyetje disa persona
Një kuofmë e përgjakur është zbuluar të enjten në një karrocë supermarketi, në lagjen e qetë Grésilles, në Dizhon (Côte-d’Or).
Trupi i burrit, i rritur, u gjet në orët e para të pasdites. Kufoma ishte shtrirë në një pishinë gjaku pranë shportësi cili rregullisht frekunetohet nga një grup shqiptarësh, informon Shtegu.com.
Disa prej tyre, për të cilët thuhet se janë të afërm të të ndjerit, janë marrë në pyetje nga policia të enjten pasdite. Gazetta franceze shtojnë se personat që zbuluan trupin u dëgjuan gjithashtu në komisariatin në Suquet.
Sipas France Bleu, në kohën e zbulimit një dyshek me njolla gjaku ishte afër kufomës. Zona u bllokua në fillim të pasdites.
Nuk ka indikacione se rasti ka të bëjë me përplasjet që ishin shkaktuar në qershor, në të njëjtin rreth të Grésilles, ku u përplasën anëtarët e komuniteteve çeçene dhe veriafrikanët.