Në Zvicër, karantina është e detyrueshme për të kthyerit nga disa vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet që nga 8 gushti 2020. Një rezultat negativ i testit nuk e anulon karantinën.
Kush duhet të qëndrojë në karantinë?
Personat që kanë qenë në një vend ose zonë me një rrezik të rritur të infeksionit dhe më pas kthehen në Zvicër, duhet të qëndrojnë në karantinë. Shtetet dhe zonat e prekura përcaktohen në një listë. Kjo listë azhurnohet rregullisht për shkak të situatës epidemiologjike.
Lista që është e vlefshme në kohën e hyrjes në Zvicër është vendimtare për detyrimin e karantinës.
Kontrolloni listën që është e vlefshme për hyrjen tuaj: A keni qenë në ndonjë nga vendet që gjenden në listë, në çdo kohë brenda 14 ditëve të fundit para hyrjes? Nëse po, duhet të jeni në karantinë për 10 ditë. Raportoni hyrjen tuaj tek autoriteti përgjegjës kantonal brenda 2 ditëve.
Kushdo që nuk i respekton detyrimet e karantinës ose raportimit kryen një shkelje sipas Ligjit epidemik dhe i cili mund të dënohet me gjobë deri në 10,000 franga zvicerane.
E rëndësishme: Një rezultat negativ i testit nuk anulon detyrimin e karantinës dhe as nuk e shkurton kohëzgjatjen e karantinës. Sepse një rezultat negativ i testit nuk përjashton një infeksion me virusin e ri të koronës.
Pasagjerët tranzitë që kanë qenë në një vend ose zonë me një rrezik të rritur të infeksionit për më pak se 24 orë, janë të përjashtuar nga kërkesa e karantinës. Përjashtime të tjera rregullohen në masat e Rregullores Covid 19 në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve sipas nenit 4.
Covid-19: Masat në fushën e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve (fletë informacioni A5) (PDF, 1 MB, 09.07.2020)
Fletinformacioni dhe pllakati në gjuhë të tjera
Kërkesa për karantinë: lista e shteteve dhe territoreve
Shtetet ose zonat me një rrezik të rritur të infeksionit përcaktohen në masat e Rregullores Covid 19 në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve. Kjo listë azhurnohet rregullisht.
Shtetet dhe territoret e reja të shtuara janë theksuar në një shkrim më të errët. Që nga 8 gushti 2020 nuk është më në listë: Azerbajxhani, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lista e vlefshme për hyrje nga 8 gusht 2020 (ora 0:00)
Guinea Ekuatoriale
Argjentina
Armenia
Bahamasi
Bahraini
Territori i okupuar Palestinez
Bolivia
Bosnja dhe Hercegovina
Brazili
Cabo Verde
Kili
Kosta Rika
Republika Dominikane
Ekuadori
El Salvadori
Eswatini (Swaziland)
Guatemala
Hondurasi
Iraku
Izraeli
Kazahstani
Katari
Kirgistani
Kolumbia
Kosova
Kuëajti
Luksemburgu
Maldivet
Meksika
Moldova
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Omani
Panamaja
Peru
Rumania
Sao Tome dhe Principe
Arabia Saudite
Serbia
Singapori
Sint Maarten
Spanja (përveç Ishujve Balearë dhe Kanarie)
Afrika e Jugut
Surinami
Ishujt turq dhe Kaikos
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përfshirë Porto Rikon dhe Virgin Islands të Sh.B.A)
Lista e vlefshme për hyrjen midis 23 korrikut 2020 – 7 gusht 2020
Lista e vlefshme për hyrjen midis 6 korrikut 2020 – 22 korrik 2020
Procedura pas hyrjes
A po ktheheni për në Zvicër dhe a keni qenë në një vend ose zonë me një rrezik të shtuar infeksioni në çdo kohë brenda 14 ditëve të fundit? Atëherë duhet të veproni me sa vijon:
Menjëherë pas hyrjes shkoni në shtëpinë tuaj ose në ndonjë strehim tjetër të përshtatshëm .
Ju duhet të qëndroni atje vazhdimisht për 10 ditë pasi të keni hyrë në Zvicër. Ndiqni udhëzimet për karantinë (PDF, 182 kB, 03.08.2020).
Raportoni hyrjen tuaj tek autoriteti përgjegjës kantonal brenda dy ditëve.
Ndiqni udhëzimet e autoritetit.
Dokumenti “Udhëzime për Karantinë” mund të gjenden në gjuhë të ndryshme nën Informacionin në gjuhët e migrantëve në Zvicër.
Informacione për karantinë
Njerëzit që mund të kenë kontraktuar virusin e ri të koronës duhet të karantinohen. Për të parandaluar përhapjen në rast sëmundjeje, ata nuk duhet të kenë kontakte personale me persona të tjerë. Gjatë karantinës, të prekurit qëndrojnë në shtëpi ose në akomodim të përshtatshëm dhe nuk e lënë këtë vend.
Kush duhet të jetë në karantinë dhe sa kohë duhet? Çfarë duhet të keni kujdes nëse jeni në karantinë dhe jetoni me të tjerët? Këtë dhe informacione të tjera mund t’i gjeni në Udhëzimin për Karantinë (PDF, 182 kB, 03.08.2020).
Fëmijët
Fëmijët që hyjnë në Zvicër nga një vend ose zonë me një rrezik të shtuar të infeksionit, gjithashtu duhet të karantinohen për 10 ditë.
Vazhdimi i pagesës së rrogave apo zëvendësimi i fitimeve?
Së pari, duhet të kontrollohet nëse punëdhënësi është i detyruar të vazhdojë pagesën e rrogës përmes kontratës së punës. Vlerësimi konkret i pagave të vazhdueshme bëhet midis jush dhe punëdhënësit tuaj. Në rast mosmarrëveshjeje, një gjykatë do të duhet të vendosë.
Detyrimi për të vazhduar pagimin e rrogës ekziston në dy raste:
Nëse punëdhënësi juaj ju dërgon të punoni në një vend ose në një zonë me një rrezik të shtuar të infeksionit dhe ju duhet të karantinoheni pasi të ktheheni në Zvicër.
Nëse mund të punoni përkundër karantinës, d.m.th. nga zyra e shtëpisë (Homeoffice).
Nëse nuk mund të punoni për shkak të karantinës për të kthyerit dhe nuk merrni ndonjë pagë nga punëdhënësi, vlen:
Ka një të drejtë në kompensimin e të ardhurave nëse duhet të filloni karantinën pa ndonjë faj të juajin. Për të mos qenë me faj do të thotë që destinacioni juaj i udhëtimit nuk ishte në listën e vendeve dhe zonave me një rrezik të shtuar infeksioni në kohën e nisjes suaj dhe nuk mund të kishit dijeni në kohën e nisjes suaj se destinacioni juaj i udhëtimit do të vendoset në këtë listë gjatë udhëtimit tuaj.
Nuk ka të drejtë në kompensim nëse destinacioni juaj i udhëtimit tashmë ishte në listën e vendeve dhe zonave me një rrezik të rritur të infeksionit kur keni dal nga vendi.
Fondet e kompensimit bëhen pëmes AHV për humbjen e fitimeve për shkak të krizës koronare. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në faqen e internetit të qendrës së informacionit AHV/IV dhe në faqen e internetit të Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore (BSV).
Monitorimi i mbajtjes së karantinës
Autoritetet kantonale janë përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin e respektimit të masave karantinë dhe kryejnë kontrolle të rastësishme. Do të merrni të dhënat e kontaktit të personave që i nënshtrohen karantinës që kanë hyrë në Zvicër. Këto detaje kontakti vijnë nga fluturime të zgjedhura javore ose udhëtime me autobus.
Anëtarët e familjes që nuk kanë hyrë vetë në vend
A jetoni me dikë që duhet të karantinohet pas hyrjes në vend? Në këtë rast, shmangni kontaktin me personin në karantinë sipas udhëzimeve për karantinë (PDF, 182 kB, 03.08.2020).
Nëse këto udhëzime ndiqen nga të gjithë në shtëpi, ju mund të vazhdoni ta jetoni jetën tuaj të përditshme normalisht dhe nuk duhet të jeni në karantinë vetë.
Rregullat e sjelljes dhe higjenës gjithashtu mbeten të rëndësishme në këtë situatë.
Informacione të mëtejshme
Pyetjet dhe përgjigjet e bëra më shpesh mund të gjenden në FAQs mbi karantinën (PDF, 38 kB, 17.07.2020).
Infoline për njerëzit që hyjnë në Zvicër: +41 58 464 44 88 (çdo ditë nga ora 06.00 deri në 23.00).
Kontaktet e autoriteteve kantonale
Raportoni hyrjen tuaj në kantonin përgjegjës brenda dy ditësh duke përdorur detajet e mëposhtme të kontaktit.
Kantoni të dhënat e kontaktit
Aargau Homepage
Appenzell Ausserrhoden Online formulari
Appenzell Innerrhoden Faqja kryesore
Basel-Landschaft Faqja kryesore
Basel-Stadt Faqja kryesore
Bernë Online formulari
Fribourg Faqja kryesore
Gjenevë Faqja kryesore
Glarus +41 55 646 60 60
contact-tracing@gl.ch
Faqja kryesore
Graubünden Online formulari
Jura +41 32 420 99 00
retour_voyage@jura.ch
Online formulari
Lucern Faqja kryesore
Neuchâtel +41 32 889 11 00
Faqja kryesore
Nidwalden Faqja kryesore
Obwalden
Online formulari
covid19@oë.ch
St. Gallen Online formulari
Schaffhausen +41 52 632 70 01
Schwyz Faqja kryesore
Solothurn Faqja kryesore
Thurgau +41 58 345 34 40
Faqja kryesore
Tiçino +41 800 144 144
Uri +41 41 874 34 33
Online formulari
Valis +41 58 433 01 44
contact.covid19@psvalais.ch
Online formulari
Vaud +41 21 338 11 00
Zug +41 41 728 39 09
Online formulari
Cyrih Online formulari
Principata e Lihtenshtajnit Faqja kryesore