Pak çaste më parë, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Libanit, Beirut.
Shpërthimi ka ndodhur në portin e Beirutit dhe dyshohet se shkak është bërë zjarr i shkaktuar në një fabrikë fishekzjarresh.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë përmasat e mëdha të shpërthimit që ka hedhur në tokë disa ndërtesa, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Shtegu.com.
Qindra forca policie, ambulanca dhe ekipe të kërkim shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.