Ismail P. (27), i cili si boksier amator boksonte me nofkën “King”, ishte joshur në pyllin e qytetit në vjeshtën e vitit 2019, në Dölauer Heide in Halle (Saale). Atja ai u qëllua, u godit me thikë dhe u gropos natën

Taksistit menjëherë i ra në sy personi kur hyri në makinën e tij. Ishte pas mesnate kur mysafiri ka urdhëruar që të shkojë në pyll – shumë e pazakontë. Trupi i tij i pajetë u gjet 4 ditë më vonë!

Ai u qëllua në Heide Dölauer afër qytetit të Halle, pastaj u godit me thikë dhe u gropos në tokën e zonës së gjerë pyjore! Por nga kush dhe pse? Hetuesit ishin në udhëkryq, deri më tani nuk ka pasur asnjë gjurmë të autorëve. Komisioni i vrasjes dyshon se Ismail P. ishte joshur në pyll nga vrasësi! Pak para kësaj, ai ishte aq i hutuar sa e kishte lënë çantën e shpinës me të gjitha letrat në taksi.

Policia i ka vlerësuar të dhënat e GPS të shoferit të taksisë, në mënyrë që të marrë një pamje më të qartë të asaj që kishte ndodhur. Kaluan rreth dhjetë muaj pas këtij krimi, ndërsa duket se vrasja e frikshme siç duket është zgjidhur! Prokurori publik në Halle ka lëshuar ​​një urdhër arresti për vrasësin e dyshuar.

Thuhet se ai është ish shoku i dhomës së boksierit shqiptarit, raporton gazeta Bild, transmeton Shtegu.com. Sikurse viktima, edhe ai është shqiptar. Të dy kishin një apartament të përbashkët në Heide-Nord. Sipas Bild, i dyshuari është zbuluar duke i hulumtuar të dhënat e telefonit celular.

Megjithatë, mbetet e paqartë se ku gjendet ai. Ai mund të jetë në vendlindjen e tij, në Shqipëri. Gjermania nuk ka marrëveshje ekstradimi me vendin.