Më 1 Gusht 2020, Zvicra feston shtetësinë e saj për të 729-n herë me radhë . Për nder të 1 Gushtit, ditës kombëtare zvicerane, Google tashmë e ka bërë traditë që të paraqitet me simbolin helvetik. E gjithë Zvicra do të kremtojë në të katër anët e vendit. Në Zvicër jetojnë edhe qindra mijë shqiptarë, të cilët janë pjesë vitale e këtij vendi model i lirisë, demokracisë dhe përparimit të gjithanshëm, informon Shtegu.com. Edhe ata e festojnë dhe e gëzojnë së bashku me zviceranët vendas 1 Gushtin, ditën kombëtare të Zvicrës, edhe ata janë pjesë e urimit të sotëm të përbashkët: Happy Birthday Schëeiz! Gëzuar Ditëlindjen, Zvicër!

Për ta njohur pak më mirë Zvicrën, po ju sjellim një video interesante dhe disa gjëra që nuk i keni ditur për këtë vend alpik. Rrugë të jashtëzakonshme për t`i dërguar bagëtitë nëpër kullosa, nuk ka tjetër vend në botë që ka më shumë gjuhë zyrtare, ujërat e burimeve janë shumë të pastër dhe mund të pihen pa kurrfarë dyshimi, një lloj ere e fortë, e ftohtë, e thatë dhe ndriçuese që fryn nga veriu, verilindja ose lindja (bise), flamuri katror etj.