Pavarësisht koronavirusot, tifozët e ekipit futbollistik zviceran YB e kanë festuar për herë të tretë radhazi titullin e kampionit. Nga policia përkohësisht ishte bllokuar rruga “Aarbergergasse”.

Me fitoren kundër FC Sion, YB siguroi titullin e kampionit një javë para përfundimit të kampionatit zviceran në futboll. Tifozët në Bernë e kanë festuar këtë titull nëpër qytet, madje edhe në grupe më të mëdha. Kjo ka ndodhur edhe përkundër faktit se qyteti i Bernës dhe policia e Kantonit të Bernës, paraprakisht ishin deklaruar kundër festimeve intensive qendrore.

Siç tregojnë fotot nga “Berner Zeitung”, tifozët nuk e mbajnë largësinë e tyre dhe ndezin fishekzjarre, informon “Shtegu.com”. Gëzimi për titullit e tretë e ka lënë shumë larg brengën e koronavirusit. Policia është dashur ta mbyll përkohësisht rrugën “Aarbergergasse”. Zyrtarët kanë dashur të parandalojnë pjesëmarrjen më të madhe në personave në këtë tubim. Festimet më të mëdha tani kanë mbaruar dhe fansat janë shpërndarë.