Nina Suma, drejtore menaxhuese e Thermal Baden AG

Në një konferencë për media, Thermal Baden AG për herë të parë zbuloi detaje të mëtutjeshme rreth banjës së re termale të Baden dhe zbuloi sekretin e emrit: Pjesa e zemrës së zonës së banjës të Badenit quhet Fortyseven.

Nga fundi i vjeshtës 2021, origjinali i Badenit do të kthehet si një Wellness parajsë prej mbi 4,400 metra katrorë. Në konferencën për media të enjten në muzeun historik të Badenit, u zbuluan detaje të reja rreth banjave termale të Badenit. Zbulimi më i madh është kthyer në një numër të nxehtë: E frymëzuar nga burimet termale të ngrohta me 47 gradë, banja e Badenit është pagëzuar Fortyseven.

Emri dhe pamja e tërë e brendit u zhvilluan nga agjensia “Surseer Fachwerk Kommunikation AG”. Me emrin e saj bashkëkohor, banjat termale e Badenit do të bëhen gjithashtu një banjë Wellness, përqendrimi i së cilës do të jetë në mirëqenien gjithpërfshirëse të mysafirëve. “Jemi shumë të kënaqur që përfundimisht mund të zbulojmë emrin e banjës sonë Wellness për opinionin”, ka deklaruar Nina Suma, drejtore menaxhuese e Thermal Baden AG, në konferencën e para disa diëtve për media. “Me `Fortyseven`, qyteti termal i Badenit po merr përsëri banjën e tij termale pas një kohe të gjatë”.

Relaksim për trupin dhe mendjen

Përveç emrit dhe logos së re, konferenca për media zbuloi gjithashtu për herë të parë më shumë rreth gamës së gjerë të ofertave: Si një banjë ëellness me fokus në mirëqenien gjithpërfshirëse, «Fortyseven» mbështetet në relaksimin fizik, por dhe mendor.

Pishina të shumta të brendshme e të jashtme, një zonë e gjërë sauna – përfshirë një sauna eksplicite të grave, zona të ndryshme pushimi dhe relaksi, dhoma trajtimi për trajtimet e trupit dhe fytyrës dhe një gamë bashkëkohore restorantesh, sigurojnë një përvojë të gjithanshme të mirëqenies.

Detaje të mëtutjeshme mbi zonën aventureske “Kosmos” të krijuar enkas për “Fortyseven” dhe opsionet specifike të hyrjes dhe çmimet do të zbulohen në një datë të mëvonshme. “Fortyseven` ofron gjithçka për një ditë të përsosur të Wellness”, thotë Beat Edelmann, kryetari i Bordit të Mirëbesimit të Fondacionit Bad Zurzach + Baden. “Është unike që mund të kombinojmë një përvojë ëellness bashkëkohor dhe gjithpërfshirës në një ambient dhe ndërtim kaq elegant”. Ky mendim u nda edhe nga këshilltari qeveritar Jean-Pierre Gallati, i cili mbajti një përshëndetje zyrtare si përfaqësues qeveritar në konferencën për media.

Arkitekturë me një joshje kombëtare

Edhe ylli i arkitekturës, Mario Botta nuk e lëshoi çastin e zbulimit të emrit dhe të ftuarve nga politika dhe gazetarëve u tregoi vizualizimin e ndërtesës së tij të fundit dhe zbuloi detaje të panjohura më parë. Në këtë mënyrë, numri 47 gjithashtu do të jetë mahnitës në mozaikët në pishinën e brendshme. Kjo përshtatet në mënyrë të përsosur në stilin elegant të trupit kryesor rreth 160 metra të gjatë me ndërtesën e sipërme, të sheshtë, nga e cila në qiell spikasin hapjet në formë gishti.

Markus Schneider, kryebashkiaku i qytetit të Badenit, është i sigurt: “Me pamjen e saj unike dhe ofertën gjithpërfshirëse, Fortyseven do të ketë një joshje kombëtare dhe qytetin e Badenit do ta pozicionojë edhe një herë si qyteti kryesor termal i Zvicrës”.

Me banjën termale të parë ëellness në Zvicër, fillon një kapitull i ri në historinë më shumë se dy mijë vjeçare të qytetit të banjave të Badenit – ndryshimi i ardhshëm është paralajmëruar me hapjen nga fundi i vjeshtës 2021.