Pothuajse 800 persona nga Ballkani Perëndimor morën vendime për karantinë gjatë fundjavës sapo hynë në Slloveni. Të shtunën janë lëshuar 340 vendime dhe të dielën 435 të tjera, kanë thënë nga Ministria sllovene e Shëndetësisë për agjensinë e lajmeve STA, transmeton Shtegu.com. Më tej thuhet se shumica e personave janë nga Bosnje e Hercegovina.

Qeveria në Ljubljanë forcoi kontrollet kufitare të premten për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Ballkanin Perëndimor. Personat Njerëzit që vijnë nga vendi fqinj jugor i Kroacisë, tani duhet të dëshmojnë se kanë qenë atje, për shembull se kanë prenotuar një hotel.

Kushdo që ka udhëtuar nga një shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor, duhet të karantinohet për 14 ditë. Vendime për karantinë u lëshuan gjithashtu në aeroportin e Lubjanës (56) dhe vendkalimet kufitare për në Itali dhe Austri (14).

Për momentin, nuk ka kufizime për personat që kanë qenë në Kroaci. Sidoqoftë, javën e kaluar vendi u hoq nga “lista e gjelbër” e vendeve me një situatë të mirë epidemiologjike nga autoritetet sllovene shëndetësore. Tani për tani, vendet fqinje Austria, Italia dhe Hungaria mbeten në këtë listë.