Urdhri federal për karantinë ka befasuar edhe shtetasin e Maqedonisë së Veriut, Slobodan Stojkov (59) dhe bashkëshorten e tij. Papritmas, vendlindja e tij Maqedonia e Veriut u gjend në listën e shteteve të rrezikut

Në Zvicër, numri i rasteve të infeksionit është në rritje e sipër dhe flitet për raste të importuara. Vallë, a është kjo vala e dytë dhe a po vjen nga Serbia?

Për çdo rast, Këshilli Federal zviceran u detyrua të tërheq linjën e udhëtimeve. Kërkesa për maskë në transportin publik, karantinë për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë. Edhe atë, pak para pushimeve verore!

Zviceranët e natyralizuar u tronditën nga lajmet që erdhën nga kryeqyteti helvet: 29 vende janë në listën e rrezikut – përfshirë Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Zvicra është shtëpi të mbi 300,000 personave nga të tre vendet, rreth tre deri në katër për qind të popullsisë së përgjithshme, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com. Tani shumica e tyre i kanë anuluar pushimet. Bile edhe udhëtimet e shkurta afariste dhe vizita familjare gjithashtu janë ndërprerë.

E gjithë kjo, pasi rrallë ndokush që mund të përballojë të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditët e caktuara kur të kthehen.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Slobodan Stojkov ka dashur tani të shkojë në qytezën e Koçanit te familja e tij në verilindje të vendit. “Saktë një vit më parë vdiq vëllai im më i ri”, thotë 59-vjeçari. “Në ditën e vdekjes së tij, unë është dashur të kthehesha në familje si mbështetje morale”.

Është një kohë e vështirë për tregtarin nga Goldau SZ. Ai ka dashur të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut me avion me bashkëshorten e tij. Për të prenotuar fluturimin, ata kishin pritur një kohë të gjatë. Situata ishte vërtet e pasigurt.

Më pas, në çastin e fundit ata vendosën kundër udhëtimit, pas vendimi të Këshillit Federal të enjten. “Vetëm atëherë e kuptuam se nuk mund të udhëtojmë. Një karantinë dhjetëditore pas kthimit, për ne nuk është e mundur».

Vëllai i vdiq nga një sulm në zemër verën e kaluar në moshën 54-vjeçare. Slobodan Stojkov ka filluar betejën me ndjenjat e tij. “Familja ime, veçanërisht prindërit e mi, janë gjithashtu shumë të tronditur që tani nuk mund të jemi bashkë”. Përkujtimi do të bëhet pa të. Slobodan Stojkov ka mundësi të kalojë kohë me familjen e tij vetëm përmes Skype. Këtë ai e bën rregullisht që nga muaji shkurt.

Ai nuk e di kur mund të udhëtojë përsëri në Maqedoninë e Veriut. “Sapo rregulli i karantinës të mos zbatojë më, unë do të vij në rrugën time”.