Kameramani shqiptar i punësuar në Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut (RTVM), mbrëmë ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.

Bëhet fjalë për Shenoll Ahmetin, i cili ishte infektuar me koronavirus gjatë javës së fundit, ndërsa ditë më parë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka përfunduar në respirator, shkruan INA, transmeton Shtegu.com.

Lajmi është konfirmuar nga redaksia e programit të dytë TVM2 në gjuhën shqipe, duke bërë të ditur se kanë humbur kolegun e tyre.

Ky është rasti i tretë që një punonjës i medias ka ndërruar jetë nga koronavirusi. (INA)