Fokusi i BDI-së në këto zgjedhje është i orientuar në shumë sfera , por më thelbësorë janë tre çështje që kanë të bëjnë me kryeministrin e parë shqiptar, i dyti është vetingu dhe e treta është rritja e pagave, sidomos për dy sektorë të rëndësishëm siç janë arsimi dhe mjekësia ku nga kjo e fundit do të përfitonin edhe infermierët informon TetovaSot.

Me rritjen e pagave sidomos për mësuesit, BDI po ua kthen atyre dinjitetin e fashitur dhe i bën krenarë për të vazhduar në misionin e shenjtë të tyre.

Një lajm i madh gjithsesi ka të bëjë me shtresën më të rëndësishme të shoqërisë-mësuesit, por edhe infermierët .BDI ka premtuar një pagë minimale prej 600 eurosh për çdo infermier, mësues dhe arsimtar.

Premtimi i Zoran Zaevit për rritjen e pagave doli të jetë një mashtrim elektoral që para tre vitesh, ndërsa ata në të njëjtën mënyrë sërish po luajnë në të njëjtën kartë, kur Lideri Zaev më parë dhe më pastaj Muhamed Zeqiri të pakoordinuar me njëri-tjetrin, përmendnin shifra të ndryshme rreth pagave. Të përkujtojmë se po të mos ishte BDI sot administrata përfshirë edhe mësuesit, do të kishin një pagë në krizën më të madhe nga Kovid prej 14.500 denarë atë që e dëshironte me cdo kusht Zoran Zaev, por hasi në rezistencë të jashtëzakonshme nga partneri në qeveri, duke mos lejuar një gjë të tillë. /TetovaSot/