Një poezi e mrekullushme ka parë dritën e diellit, e që ka të bëjë me premtimet në situatën üarazgjedhore të Maqedonisë së Veriut më 14 korrik të këtij viti. Autori është shkrimtar mjaft produktiv nga mërgimi dhe derimë tani ka publikuar disa vepra. Parashtrohet pyetja se kujt ia ka dedikuar këtë poezi, por ai i cili e ka “mizën mbi kësulë” me siguri se do ta gjejë vetveten. Ndër të tjera, autori paralajëmron se gjatë vjeshtës do të promovojë edhe dy vepra të reja, ndërsa për botimet e shumta që pasuruan letërsinë shqipe, mund ta vizitoni faqen e tij në internet www.remzi-murati.ch ! Lexim të këndshëm!

TI THUA

Ti thua kur dua
Jam i fortë si gur
Jam trim jam burrë
Ti thua kur dua
Jam i bukur pedant
Jam hero e komandant
Ti thua kur dua
Nga patriot ballist
Shndërrohem në enverist
Ti thua kur dua
Kam kënduar e vajtuar
Kam luftuar e tradhëtuar
Duke mashtru jam pasuruar
Ti thua kur dua
I kam të gjitë n’dorë
Demokrat e diktatorë
Sikur dje edhe sot
Jam gjithçka jam zot
O mik në fund krejt
Mendjen ma ke mbush
Ti din veq me rrejt
Je paftyrë s’je askush.

Remzi Murati