Në Graubünden të Zvicrës është zbuluar një pikë e nxehtë koronavirusi. Një grup i të rinjve që kishin marr pjesë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u kthyen në shtëpi me koronavirus.
I pari nga grupi i gjashtë të rinjve, u sëmur tre ditë pasi u kthye nga jashtë. Ai ishte testuar nga një mjek. Më pas ka ndrhyrë edhe grupi i gjurmimit të kontaktit të kantonit, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Që atëherë, gjashtë anëtarët e partisë janë në izolim.

Të gjithë personat që kishin kontakte me të rinjtë pas kthimit të tyre nga jashtë, u vendosën në karantinë. Gjithsej 73 persona janë aktualisht në karantinë në kantonin e Graubündenit, shumica e tyre për shkak të argëtimit në Beograd.