Xhamia më e madhe e Kantonit Aargau, aktualisht është duke u ndërtuar në Reinach. Por prej nga vijnë paratë për këtë ndërtesë gjigande? Kjo pyetje nuk bëhet nga kritikët nga Reinachi, por nga këshilltari nacional i Partisë EDU (Bashkimi Demokratik Federativ), nga Oberwil im Simmenthal të Bernës .

Ai jeton në Simmental, në Oberland të Bernës dhe është këshilli i vetëm nacional i EDU që nga dhjetori i vitit të kaluar. Andreas Gafner (49) thotë se tema nga ëynental i largët iu soll atij. Dhe ai thekson: «Nuk dua të akuzoj. Kryesisht jam i shqetësuar për krijimin e transparencës, nga vijnë paratë për ndërtimin e xhamisë dhe vallë nëse ato vijnë nga vendet e treta jodemokratike. Kjo sigurisht që është edhe në interes të myslimanëve të moderuar». Qasja e Gafnerit bazohet në argumentin e Saida Keller-Messahli, shkruan “Aargauer Zeitung”, transmeton Shtegu.com.

Për shembull, ai pyet: “A ka ndonjë informacion nga shërbimi federal i inteligjencës dhe autoritete të tjera që konfirmojnë se Xhamia Tulipan në Reinach po financohet nga jashtë?”. Dhe: “Çfarë masash po ndërmerr qeveria federale për të parandaluar krijimin e xhamive në Zvicër, në të cilat po bëhet fushatë kundër demokracisë, lirisë fetare dhe të drejtave të njeriut?”.

Ndërtuesit e Tulipan theksojnë se xhamia financohet nga donacione dhe me një kredi nga Banka Leerau.