Nga dita e sotme, piktori shqiptar nga Linzi i Austrisë, ka arritur ta transferojë pikturën e tij të punuar gjatë krizës së koronavirusit , në galerinë e famshme online të Parisit “Singulart”. Autoportreti i tij që e punoi me kujdes gjatë kohës së pandemisë, zgjoi kurreshtje të madhe në opinion dhe kishte jehonë të madhe në botën e artit ndërkombëtar.

Përndryshe, artistët në Singulart njihen në botë për cilësinë e lartë të punës së tyre artistike dhe janë mjaft të famshëm. Ata kanë realizuar ekspozita personale, kanë marr pjesë në ekspozita kolektive, me çmime të shumta artistike, me ekspozita jashtë vendit por edhe të përmendur në shtypin ndërkombëtar.

Arti nuk njeh kufij, por nuk është gjithmonë e lehtë për një adhurues të artit të gjejë artistë në Kanada apo Brazil, nëse ai jeton në Austri apo Shqipëri… dhe është edhe më e vështirë për ta, të blejnë vepra arti, të organizojnë transportin dhe të paguajnë për to. Falë Singulart, mund të blihet një vepër arti në të gjithë botën dhe të përfitohet nga të gjitha garancitë e tij.

Singulart përfaqëson artistë nga 45 vende të ndryshme. Artistë të ri dhe të vendosur, të gjithë ata janë përzgjedhur me kujdes dhe me kritere të caktuar.

Pra, njëri ndër ta është edhe piktori shqiptar, Gazemnd Freitag nga Linzi i Austrisë.