Në një azil të moshuarish në Austri, piktori shqiptar Gazemnd Freitag ka realizuar një projekt vullnetar special. Gjatë vizitës së azilit. të moshuarit janë emocionuar pa masë dhe kanë mbetur pa fjalë nga mirësia, kreativiteti, humanizmi dhe profesionalizmi i piktorit tashmë me famë ndërkombëtare, informon Shtegu.com. Ai ka arritur për një kohë të shkurtër të portetizojë 35 të moshuar, ndërsa tre prej tyre kanë qenë më të moshuar se njëqind vite.

Gjatë këtij veprimi, piktori ka qenë shumë i emocionuar, pasi edhe gjatë realizimit të projektit kanë vdekur disa të moshuar që ai i kishte portretizuar dhe gjatë hapjes së ekspozitës nuk kanë qenë të pranishëm. Deri më tani, në Austri askush nuk ka vepruar si Gazmendi.

Më poshtë mund ta ndiqni videon në fjalë, por ju rekomandojmë t`i përmbani emocionet. I lumtë piktorit Gazmend Freitag.