Nakshije M. është ish e dashura e Christian B. gjermanit 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka të bëjë me zhdukjen e vogëlushes Maddie. Një mik i shtëpisë i Nakshijes, tani ka treguar për marrëdhëniet midis dy personave
Në rastin e Madeleine “Maddie” McCann, Christian B. (43), a e ka rrëmbyer dhe vrarë fëmijën i dyshuari kryesor? Pyetje për të cilat një kosovare mund të sigurojë të dhëna – ish e dashura e gjermanit të dyshuar. Policia ka kërkuar intensuivisht për të. Zyrtarët tani kanë mundur ta gjejnë dhe ta marrin në pyetje, informon Shtegu.com.
Sipas gazetës britanike “Dailymail”, Nakshije M. u fsheh, pasi u zbulua se ish i dashuri i saj ishte i dyshuar për disa krime. Këtë ia ka rrëfyer gazetës një mik i saj. Se çfarë di ajo rreth zhdukjes së Maddie, është e paqartë. E vërtetë është se: Ajo e dinte që Christian B. ishte pedofil. Por, edhe pse gjeti pornografi për fëmijë te B., ajo qëndroi me të, siç raporton “Bild”.
Të enjten e kaluar, një ish fqinj i Christian B. në Braunschëeig i tha “Bild” se gruaja ishte e mitur kur ishin çift. Këtë e konfirmon tani edhe miku i familjes. “Unë mendoj se ajo ishte 17 vjeç”, thotë ai.
Nuk ishte një marrëdhënie e lumtur. B. e kishte rrahur dhe kishte tentuar ta mbyste disa herër kosovaren. Siç thotë miku i familjes, ajo e kishte denoncuar në polici atëbotë.
Kosovarja e shoqëroi gjithashtu B. në Portugali. Të dy jetuan në një shtëpi afër Praia da Luz. 25 minuta më këmbë nga Hoteli McCanns, informon Shtegu.com. Para se fëmija të zhdukej pa gjurmë më 3 maj 2007, gruaja thuhet se tashmë kishte dalë nga zona.
Në vitin 2014 të dy u kthyen. Por më pak se një vit më vonë, gruaja u kthye në Gjermani sepse u akuzua për një krim, thotë miku për “Dailyail”. Christian B. e ndoqi edhe në Gjermani. Në Braunschëeig ata jetuan së bashku në një apartament. Por asnjë gjurmë harmonie. Sipas mikut, të dy grindeshin rregullisht. «Ajo është një vajzë e sinçertë. Por kishte frikë prej tij”.
“Ata më në fund u ndanë, kur ai u përpoq tai vriste. Ai e kishte rrahur shumë». 43-vjeçari ishte larguar në atë kohë nga Braunschëeig, por prapë e thirri ish-in e tij dhe i thoshte që e donte dhe i mungonte. “Por ai ishte gjithnjë i çmendur kur konsumonte drogë. Gjithmonë pinte dhe përdorte drogë”, thotë miku.
Gjermani dyshohet se ka të bëjë edhe me zhdukjen e Ingas në vitin 2015 dhe Renén gjashtëvjeçar në vitin 1996.