Futbollisti profesionist shqiptar në Bundesligë, Klaus Gjasula nga SC Paderborni është ndëshkuar me kartonin e 16-të të verdhë gjatë këtij sezoni në Bundesligë, duke vendosur një rekord të ri

Mesfushori 30-vjeçar u paralajmërua herët të shtunën në ndeshjen në RB Leipzig (1-1) (minuta e 22-të) dhe kështu e barazoi rekrodin me mbajtësin e mëparshëm, Tomasz Hajto. Gjatë sezonit 1998/99, futbollisti polak ishte ndëshkuar me 16 kartonë të verdhë në fanellën e MSV Duisburg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Gjasula kishte munguar në ndeshjen që ekipi e humbi 1-6 ndaj Borussia Dortmund, për shkak të kartonit të tij të 15-të të verdhë dhe tani është pndëshkuar nga gjyqtari në kthimin e tij, për herë të 16-të këtë sezon. “Është loja ime. Më shpesh ndëshkohem me kartonë të verdhë. Sigurisht se edhe sot vendimet janë 50:50. “Është ashtu siç është, nuk mund të ndryshosh asgjë”, tha Gjasula pas ndeshjes në Sky.

Trajneri Julian Nagelsmann nga kundërshtari RB Leipzig, e kishte mbrojtur për herë të fundit ndërkombëtarin shqiptar. “Ai nuk është një goditje brutale, mendoj se nuk ishte goditje rëndë, ka edhe shumë gabime taktike të përfshira” tha Nagelsmann para ndeshjes në Leipzig. Gjasula nuk luan në mënyrë jokorrekte.