Koronavirusi ka tronditur sferën e hotelierisë në gjithë botën, e gjithashtu edhe Zvicrën dhe kryeqytetin olimpik botëroro, Lozanën. Pasojat e kësaj pandemie i ka përjetuar edhe pronari i kompanisë “Limousine Service Lausanne — Excellence Limousines”, Nderim Ismaili. Në një pronocim për “Shtegu.com”, Nderimi pohon se ka përjetuar një periudhë të rëndë në profesionin e tij: “Asnjëherë nuk mbahet mend që në Lozanë të kenë qenë të mbyllura hotelet, bile as në kohën e luftës. Kompanitë e taksive janë të fundit që kanë pranuar një ndihmë me një kompnesim minimal”.
Është e kuptueshme që ai të ketë pësuar pasoja të mëdha, pasi shërbimet e hotelierisë dhe të transportit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Gjithashtu edhe aeroportet janë të rëndësishme për këtë profesiuon dhe tani që janë mbyllur ato, gjithçka ka stagnuar edhe në sferën e hotelierisë, sidomos në qytetin ku gjithnjë ka të bëjë me organizimin e lojërave olimpike. Por, ai ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që klientët e tij t`i mbrojënga pandemia e Covid 19. Nderimi praprakisht punonte me shërbime luksoze në qytetin e Lozanës, ndërsa që nga muaji gusht i vitit të kaluar ai e themeloi kompaninë personale “Limousine Service Lausanne — Excellence Limousines”.
Në të shumtën e rasteve, Nderimi përkujdeset për turistët që vijnë në qytet për vendasit që kthehen nga ndonjë udhëtim pune, për afaristë dhe zyrtarë të ndryshëm. Pavarësisht se ku jeni apo ku dëshironi të shkoni, Limousines Excellence do të jetë atje për ju.
Misioni i Excellence Limousines është t’u ofrojë klientëve shërbime profesionale, të besueshme, me cilësi, të sigurt dhe të përpiktë. Ajo i plotëson pritjet e klientëve duke u ofruar atyre një udhëtim të paharrueshëm dhe u mundëson të mbajnë kujtime mbresëlënëse.
Në mënyrë që t’u ofrojë rehatinë më të mirë, Nderimi punon ekskluzivisht me automjetet e gjeneratës së fundit Mercedes-Benz.
Flota e tij është e përbërë nga Mercedes-Benz S-Class dhe V-Class, duke mundësuar të gjitha opsionet që do ta bëjnë udhëtimin të këndshëm.
Kompania e tij numëron pesë të punësuar të rregullt. ndërsa sipas nevojës numri mund të ndryshojë. Me prejardhje është nga Presheva martire, siç shprehet personalisht Nderim Ismaili.
ARTIKULL QE GJITHASHTU DUHET LEXUAR:
Nderimi vazhdon ta përmirësojë reputacionin e shqiptarëve në Zvicër