Të shtunën, një vozitëse 65-vjeçare shkaktoi një aksident automobilistik në autostradën zvicerane A3 afër Murg. Autostrada është dashur të mbyllet për të nxjerrë veturën nga vendngjarja.
Gruaja 65-vjeçare po drejtonte veturën e saj në autostradën A3, në relacionin nga Cyrihu për në Sargans, të shtunën rreth orës 16.30. Në vendin e kantierit të ndërtimit në Höhe Murg, për arsye ende të panjohura ajo u fut në zonën e kantierit, shkruan Policia Kantonale e St. Gallenit, transmeton Shtegu.com. Si rezultat i kësaj, vetura e saj u përplas në parmakët nga të dyja anët dhe u ngujua midis tyre.
Nxjerrja e veturës nga aty ishte i vështirë, për shkak të hapësirës së kufizuar dhe kjo ishte arsyeja kryesore përse autostrada A3 midis Murg dhe Flums është dashur të bllokohet për rreth 45 minuta. Dëmi i shkaktuar material llogaritet në disa mijëra franga zvicerane.