Natën e së dielës është shkaktuar një aksident i dhunshëm trafiku në rrugën Arosastrasse në Castiel. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë gjetur të vdekur.

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në Castiel të Zvicrës. Drejtuesi i automjetit 21-vjeçar dhe tre persona të tjerë kanë hipur nga Churi përmes Arosastrasse në drejtim të Pagig rreth orës 23:50. Menjëherë pasi Castiel në një kthesë të majtë, automjeti rrëshqet, vazhdon rrugën në anën e luginës dhe përmbyset disa herë, shkruajnë mediat zvicerane. Në një komunikatë të saj, policia ka shkruar se automjeti është ndalur në një pyll rreth 50 metra poshtë Arosastrasse dhe menjëherë është përfshirë në flakë, informon Shtegu.com.

Vozitësi dhe bashkudhëtari nuk kanëmundur të shpëtojnë. Ata humbën jetën në veturë. Dy pasagjerët që kanë qenë ulur në karriget e pasme, të moshës 18 dhe 19-vjeçare u çliruan nga automjeti i shkatërruar plotësisht. 18-vjeçari është plagosur rëndë dhe me helikopter është dërguar në Spitalin kantonal në Graubünden. Gjendja e tij tani është e qëndrueshme dhe ai nuk është më në rrezik për jetë. I mbijetuari tjetër u transferua në Spitalin kantonal Graubünden në Chur përmes ambulancës. Sipas policisë, ata nuk kanë mundur ende të intervistohen.

Vendi i aksidentit është i njohur për banorët lokalë. Aty mund të vërehet se si vozitësit shpesh e shtypin gazin pak më tepër dhe se veturat i drejtojnë si të krisur. . Por askush nuk ka dashur të paeragjykojë në këtë rast.

Rruga Arosastrasse ka qenë e mbyllur për procesverbalin e aksidentit dhe punën e shpëtimit për rreth katër orë pas aksidentit. Të dielën gjithashtu janë siguruar edhe gjurmët e nevojshme. Rrjedha e saktë e aksidentit është duke u hetuar nga prokurori publik dhe Policia kantonale në Graubünden.