ALTERNATIVE CROP OF XPG823 A man rescues an migrant from the Aegean sea, in the eastern island of Rhodes, Monday, April 20, 2015. Greek authorities said that at least three people have died, including a child, after a wooden boat carrying tens of migrants ran aground off the island of Rhodes. (Argiris Mantikos/Eurokinissi via AP) GREECE OUT

Pothuajse një mijë persona e humbën jetën gjatë javës së kaluar në katastrofën deri tani më të madhe të refugjatëve në Mesdhe. Me një anije ata u përpoqën që të arratisen nga vendlindja e tyre, me shpresë për një jetë më të mirë në Evropë. Pothuajse në të njëjtën kohë, një anije tjetër u gjend përballë rrezikut në afërsi të ujdhesës greke Rodos. Para një bregu të vizituar nga turistë të shumtë, një anije me disa dhjetëra persona në te, u përplas në shkëmbinjtë. Së paku tre persona e humbën jetën, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë katërvjeçar, bëjnë të ditur autoritetet greke. Me këtë rast, nga uji u shpëtuan 93 persona. Njëri nga heronjtë të cilët i shpëtuan refugjatët ishte edhe 34-vjeçari grek Antonis Deligiorgis. Rrëfimin e tij për shpëtimin e refugjatëve, ai ia shpalosi të përditshmes britanike “The Guardian”. Deligiorgis ishte i ulur me bashkëshorten e tij në një restorant pranë bregut të detit, kur papritmas vërejti se anija filloi të fundosej. “Anija u fundos në një periudhë prej disa minutash sikur të ishte nga letra”, rrëfen prindi i dyfishtë për gazetën në fjalë. “Pa u hamendur fare, unë e bëra ate që duhej bërë”. Ai e kishte zhveshur këmishën e vet dhe kishte kërcyer në ujë. Shkëmbinjtë ia kishin vështirësuar aksionin pasi kanë qenë të vrazhdë e të mprehtë duke i shkaktuar lëndime nëpër duar. Por, ajo që iu kishte ngulitur në mendje, ka qenë se si të shpëtojë jetë njerëzish. Sipas të dhënave të gazetës, Deligiorgis kishte shpëtuar njëzet persona, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzanë nga Eritrea, e cila më pas lindi një djalë të shëndoshë. Infermiereve ajo u kishte thënë se djalin do ta pagëzojë sipas shpëtimtarit të saj. Sipas “Guardian”, Deligiorgis nuk ka dashur të trajtohet si hero, pasi ai vetëm e kishte përmbushur obligimin “si njeri, si burrë”. Por, grimasat e gruas së re nga Eritrea, ai nuk do t`i harrojë asnjëherë.